Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ambasada amerikane ka reaguar në lidhje me deklaratat e ish kryeministrit Berisha të bëra në një emision televizive se një person në emër të ka shkuar në zyrë për të negociuar lidhur me zgjedhjet në PD.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës sqarojnë se vendimet e shpalljes “non grata” për korrupsion madhor nuk mund të negociohen dhe rrjedhimisht nuk mund të ndryshohen.
"Pozicioni i SHBA në lidhje me shpalljet “non grata” për korrupsion madhor mbetet i qartë dhe nuk mund të negociohet” tha ambasada, sipas news24.
Kujtojmë se një ditë më parë Berisha tha se një person i ardhur nga Ambasada i kërkoi që të hiqte dorë provizorisht nga gara për kryetarin e PD-së, ndërsa i kishte garantuar edhe largimin e Bashës.