Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus

Në deklaratën e dhënë për mediat pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit në selinë blu, Sali Berisha është pyetur ndër të tjera edhe për fjalët që po qarkullojnë se ish-kryetari Lulzim Basha mund të kandidohet për president.
Gazetarja: Do ta jepnit votën për Bashën President?
Me buzën në gaz, ish-kryeministri u tha gazetarëve: “A ka mundësi të mos bëni shaka?” Dhe më pas shtoi se vetë Basha i ka mohuar zërat.