Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëron një konferencë për mediat ditën e nesërme, ku pretendon se do të zbulojë të vërtetat e shpalljes së tij non-grata nga Britania e Madhe.
“E vërteta e non-gratas së Sali Berishës”, thuhet në njoftimin e postuar prej tij në rrjetet sociale, ku njoftohet se do të shtjellohen “teza” pse ai është shpallur non-grata nga Britania dhe animimi që ka bërë ndaj vendimit të “Home Office”.
Sipas Berishës në shpalljen non-grata të tij është përfshirë “korrupsioni transnacional i zyrtarve” me qëllim për të shkatërruar opozitën.
Berisha u shpall non-grata familjarisht nga SHBA dhe më pas nga Britania e Madhe për korrupsion masiv dhe pengim të drejtësisë.
