Rama postoi pamjet, rruga me 1 korsi bëhet objekt talljeje në rrjet (VIDEO)

16 July 2023, 17:11Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama postoi pamjet, rruga me 1 korsi bëhet objekt talljeje në rrjet
Aksi Kallmet-Ungrej

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot në rrjetet sociale pamjet e një rruge të re të asfaltuar që lidh Kallmetin me Ungrej në Lezhë.

Mirëpo pamjet janë kthyer në objekt për ironi dhe tallje nga komentuesit e shumtë që kanë vënë re sa e hollë është kjo rrugë.

Aksi është një kalimsh, madje në videon e publikuar nga vetë kryeministri duket momenti kur shkëmbehen dy makina, dhe njërës i duhet të dalë thuajse plotësisht jashtë rruge.

“Z.kryeministër nuk patët më beton që ta bënit dy kalimshme se kur ndërrohen makinat njëra del jasht rruges, siç e pash videon”, i shkruan një komentues Ramës.

Shumë të tjerë shkruajnë se rruga ngjan më tepër me një korsi biçikletash se sa një aks për makinat.

Shikoni pamjet:


Video