Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Gazetari Adriatik Doçi ka bërë një deklaratë të fortë, teksa ka thënë se është shantazhuar nga njerëz të ish zëvendës-kryeministrit Arben Ahmetaj.
Ai u shpreh në emisionin “Breaking” në TopNews se është shantazhuar pasi denoncoi aferën e inceneratorëve.
“Jam shantazhuar në forma të ndryshme nga persona të lidhur me Arben Ahmetaj”, deklaroi gazetari Doçi.
Doçi ishte gazetari që bëri denoncimin në SPAK kundër Arben Ahmetaj dhe dorëzoi fakte dhe dokumente se ish-zv.kryeministri ishte përfshirë në një sërë pagesash të paligjshme nga pronarët e inceneratorëve.
VIDEO: