Avokati Vishaj përplaset me Tabakun: Mos përmend emrat e grave, se ne nuk e dimë se ç'bën burri yt!

14 July 2023, 11:22Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Avokati Vishaj përplaset me Tabakun: Mos përmend emrat e grave, se ne
Jorida Tabaku dhe Saimir Vishaj

Avokati Saimir Vishaj u përplas me deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku lidhur me emrin e Stela Gugallja, e përmendur nga Tabaku si një nga tre administratorët e inceneratorit të Elbasanit.

Sipas Vishajt, përmendja e emrit të një gruaje, që sipas tij nuk ka lidhje me dosjen e Arben Ahmetajt, nga një grua si deputetja Tabaku, është shumë e rëndë.

“Ju përmendet një emër, Stela. Një grua të përmendet në këtë panel, kjo është e rëndë. 

Po kaloni në histori personale, nuk të del emri i saj në dosje. 

Dini ju çfarë bën burri juaj? Nuk duhen përmendur emra që nuk kanë lidhje”, tha Vishaj.


Video