PS lejoi arrestimin e Arben Ahmetaj, Rama: Do flas sot në orën 18.30!

14 July 2023, 11:30Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PS lejoi arrestimin e Arben Ahmetaj, Rama: Do flas sot në orën 18.30!
Në foto: Edi Rama dhe Arben Ahmetaj

Menjëherë pas votimit në Kuvend për dhënien e lejes për SPAK të kërkojë arrestimin e Arben Ahmetajt, ka reaguar kryeministri Rama.

Përmes një statusi në faqen e tij në twitter, ai shkruan se “Pasdite në 18.30 do t’i drejtohem opinionit publik me një adresim për votimin e sotëm në Kuvend”.

Ky është reagimi i parë që kryeministrit Rama gjatë kësaj jave qëkur SPAK dorëzoi në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për dhënien e lejes për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Gjatë seancës së posaçme ku u lexuan dhe raportet e Komisionit të Mandateve, kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ftoi SPAK që t’i shkonte deri në fund hetimit për çështjen e inceneratorëve, teksa ftoi Ahmetajn të bashkëpunojë me drejtësinë.


Video