Kryeministri Edi Rama ka propozuar emrat për 12 ambasadorë të rinj, nga Kosova, në Serbi e deri në Kuvajt.
Diplomatëve aktualë në shumë shtete u ka mbarruar mandati madje disa e kanë tejkaluar me mbi dy vjet.
Mes emrave të rinj të propozuar nga Rama, bie në sy ai i aktorit Petrit Malaj, i cili është propozuar ambasador i Shqipërisë në Kosovë.
Shqipëria duket se do të ndërrojë edhe ambasadorin në Beograd, ku është propozuar diplomati i karrierës, Bardhyl Canaj, i cili ka shërbyer më parë në Izrael.
Shqyrtimi i emrave të ambasadorëve të rinj do të nisë që prej ditës së martë.
12 emrat e propozuar nga qeveria për ambasadorë:
Artur Kuko
Albana Dautllari
Genc Pecani
Oljan Kanushi
Mimoza Halimi
Sokol Dedja
Inid Milo
Entela Gjika
Ilir Hysa
Arten Hanku
Enkeleda Mërkuri
Bukurie Gjonbalaj
Saimir Bala
Qiriako Qirko