Zyrtare / Kurti bojkoton samitin e Ramës në Tiranë, dërgon një zëvendës-kryeministër

16 July 2023, 19:36Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zyrtare / Kurti bojkoton samitin e Ramës në Tiranë, dërgon
Kryeministrat Albin Kurti dhe Edi Rama

Kryeministri i Kosovës nuk do të marrë pjesë në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor që do të mblidhen ditën e nesërme në Tiranë, me ftesë të kryeministrit Edi Rama.

Sipas raportimeve në media, Kosova do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Sakaq, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, si dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo, kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Liderët e rajonit së basku me komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, do të drekojnë në mesditën e të hënës, në takimin joformal, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Sipas një komunikate të Qeverisë së Kosovës, kryeministri, Albin Kurti nga sot po merr pjesë në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, që mbahet në Greqi e ku po marrin pjesë politikanë progresistë e akademikë të shquar.


Video