Berisha selektiv/ Godet arabin për Portin e Durrësit, por shmang Kastratin për Sarandën dhe Manen për Vlorën

5 August 2022, 12:47Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha selektiv/ Godet arabin për Portin e Durrësit, por shmang
Sali Berisha, Samir Mane dhe Shefqet Kastrati

Kreu i PD-së, Sali Berisha është shprehur se për luftën ndaj korrupsionit ai nuk beson te drejtësia e SPAK-ut, por vetëm tek qytetarët. Berisha akuzoi Ramën se në kundërshtim me ligjin firmosi shkresat me dyer të mbyllura për të vjedhur.

Berisha u ndal tek porti i Durrësit ku i sugjeroi qytetarëve të këtij qyteti që kanë blerë apartament të tërhiqen dhe të mos bien pre e këtij mashtrimi.

‘E morët vesh që në Portin e Durrësit kanë nisur të shesin apartamente. U bëj thirrje qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimit se do jenë subjekt konfiskimi. Mos vendosni asnjë investim në një skemë gjigante vjedhje që shkon deri në 4-5 miliardë euro’, tha Berisha.

Por nga ky reagim, Berisha ka mbajtur anë selektive pasi nuk ka folur edhe për dy biznesmenët e fuqishëm që kanë 'pushtuar' portin e Sarandës dhe Vlorës.

VoxNews


Video