Berisha dhe Meta bashkohen para Kryeministrisë, rivalitet në deklarata

4 August 2022, 20:42Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha dhe Meta bashkohen para Kryeministrisë, rivalitet në deklarata
Sali Berisha dhe Ilir Meta

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe ai i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu bashkuan secili më vete protestës së sotme te Ministria e Brendshme për Jonadën, 7-vjeçaren që u vra në Potam të Himarës pasi u përplas nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase.

Por ata u takuan së bashku pas zhvendosjes te Kryeministria të të gjithë turmës.

Ata nuk bënë asnjë deklaratë të përbashkët, ndërsa në prononcimet e tyre të ndara ata kërkuan që të dorëhiqen drejtuesit e institucioneve përgjegjëse.

Ish-presidenti kërkoi dorëheqjen e ministrave dhe kreut të Bashkisë ku ndodhi ngjarja dhe iu bëri thirrje qytetarëve që të shumëfishojnë intensitetin e protestës

Berisha ka ndezur një qiri në kujtim të Jonadës. Berisha u shpreh më herët se për këtë rast duhet të kishte dhënë dorëheqjen ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Në shesh u mblodhën mijëra qytetarë të cilët me pankarta por edhe me thirrje kërkuan dorëheqjen e qeverisë.

Në protestë u panë prindër me fëmijë të cilët protestuan për vrasjen e 7-vjeçares nga skafi që drejtohej nga eksponenti i policisë në Himarë.

Pas kryeministrisë, qytetarët iu drejtuan Presidencës ku kërkuan një reagim nga Kreu i Shtetit i cili nuk ka reaguar ende.


Video