“Nuk e vrau varka por shteti”, Sali Berisha sot vizitë ngushëllimi pranë familjes Avdija

4 August 2022, 10:43Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Nuk e vrau varka por shteti”, Sali Berisha sot vizitë
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se sot në orën 11:00 do të jetë për një vizitë ngushëllimi në familjen Avdija e cila dy ditë më parë humbi tragjikisht vajzën 7-vjeçare.

Një ditë pasi Jonada Avdia, vogëlushja e cila u vra nga skafi që drejtonte nga komisari i policisë Arjan Tase në Himarë, u përcoll për në banesën e fundit, në Tiranë është thirrur një protestë nga shoqëria civile dhe jo vetëm, nën moton “nuk e vrau varka por shteti”.

Ende nuk dihet nëse Edi Rama nëse do të vizitojë për ngushëllim familjen Avdija pasi prej dy ditësh me deklarata në rrjetet sociale kreu i qeverisë mundohet që të “fajësojë” opozitën dhe mediat për ngjarjen tragjike dhe situatën e dalë jashtë kontrollit në bregdetet shqiptare.

Njoftimi:

Në orën 11.00 Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha do të jetë për ngushëllim në familjen Avdia.

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

 


Video