Aktivistja e Sali Berishës, Evi Kokalari dhe bashkëshortja e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçit, Delina Fico, janë përplasur sërish në rrjetet sociale.
Kokalari reagoi me tone të forta dhe fyese lidhur me një koment të bërë viral të zonjës Fico, ku ajo shprehet se ngjarje si ajo e Himarës ku humbi jetën një 7-vjeçare ndodhin kudo, në çdo vend të botës.
Zonja Kokalari e etiketon atë në një postim në “Facebook” dhe i kërkon të heshtë mbi ngjarjen, sepse sipas Kokalarit, shkaku qe neglizhenca e burrit të saj ministër (Bledi Çuçin) dhe qeverisë së kryeministrit Edi Rama, me të cilin përflitet se ka qenë në një lidhje rreth 6-vjeçare para martesës së saj me Çuçin.
“Thuajini Delina Ficos të mbaj qetësi të lutem dhe të mos komentoi, sepse megjithëse ka të drejtë kur thotë që këto tragjedi ndodhin në të gjithë botën, anashkalon faktin që shkaku qe një neglizhencë e plotë e qeverisë së burrit, ish-burrit dhe bosit të saj të përjetshëm.
Doja të thoja, këto pallavra t’i mbaj për në dhomën e gjumit, kur ti duhet të qetësoi Çuçin, se ky popull nuk mban më, të paktën jo kur vjen tek fëmija.
Kjo tragjedi është një neglizhencë totale e qeverisë Rama, është kaq e thjeshtë", shkruan Kokalari.
Fico ka reaguar menjëherë ndaj Kokalarit, ndërsa i ka kërkuar të heqë dorë nga “obsesioni” që ka për të.
“O ti kompetente e keqkuptuar që s’di të bësh asgjë në jetë veç të dalësh në mexhlis mediatik për të thënë ose budallallëqe ose gënjeshtra, a do të heqësh dorë nga obsesioni që ke me mua? Ta kam thënë edhe herë tjetër: Nuk ta kthej dot dashurinë xheloze që ke për mua, duke përfshirë edhe për dhomën time të gjumit. Dhe kush mendon se je – Zoti apo Enver Hoxha – që të më tregosh mua ose kujtdo tjetër se çfarë të them apo mos them?”- shkruan Fico, e cila vijon të postojë komente në profilin e Kokalarit, ku i kundërpërgjigjet komentuesve.
Ky nuk është debati i parë mes Ficos dhe Kokalarit, pasi ato kanë shpërthyer edhe para disa kohësh në lumë akuzash kundra njëra-tjetrës.