Tragjedia në Himarë/ PD thërret protestë para Ministrisë së Brendshme, kërkohet dorëheqja e Çuçit dhe Kumbaros

2 August 2022, 21:33Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tragjedia në Himarë/ PD thërret protestë para
Mirela Kumbaro, Bledi Çuçi dhe Arjan Tase

Partia Demokratike ka thirrur një protestë pas tragjedisë së Himarës ku humbi jetën një vogëlushe pas u aksidentua nga një skaf që drejtohej nga shefi i Seksionit të Policimit në Komunitet në Elbasan, Arjan Tase.

Zyra e shtypit të PD-së, përmes një njoftimi për mediat bën me dije se protesta do të zhvillohet ditën e enjte, më 4 Gusht para Ministrisë së Brendshme. Sipas PD-së, në protestë do të kërkohet dorëheqja e ministrit të Brendshem Bledi Çuçi dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro si përgjegjësit kryesor të kësaj tragjedie.

Njoftimi:

Tragjedia në Himarë, Fronti për Shpëtimin Kombëtar thërret protestë të enjten, 4 Gusht, ora 19:00 para Ministrisë së Brendshme. Kërkesë për dorëheqjen e ministrit të Brendshem Bledi Çuçi dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.

ZYRA E SHTYPIT DHE E KOMUNIKIMIT,
PARTIA DEMOKRATIKE

Tragjedia në Himarë/ PD thërret protestë para


Video