Vrasja e Jonada Avdias, kush e ktheu Arjan Tasen në detyrë dhe lidhja me Taulant Ballën

5 August 2022, 12:33Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja e Jonada Avdias, kush e ktheu Arjan Tasen në detyrë dhe lidhja
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal sot tek ngjarja kriminale e ndodhur tre ditë më parë në Potam të Himarës ku polici Arjan Tase, vrau me skaf një 7-vjeçare.

Berisha tha se skafi i përket Adhurim Kushit duke e cilësuar si një nga “çunat e Londrës” duke nënkuptuar veprimtaritë ilegale që ata merren.

Berisha ka akuzuar edhe ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi se është anëtar i një shoqate detare ku bëjnë pjesë edhe trafikantë droge.

'Skafi ishte me të gjitha ligjet i ndaluar të përdorej aty ku u ndodh. Skafisti ishte i palicencuar për përdorimin e skafit. Skafi ishte pronar i Adhurim Kushit, një nga çunat e Taulant Ballës në Londër, pra e kuptoni vetë origjinën e skafit.

Adhurim Kushi punon akoma në Britani dhe blen skaf. Arjan Tase u rikthye në punë dhe është me origjinë nga Përmeti. U rikthyer në detyrë nga dy ministrat, nga Bledi Veltari dhe ministrja Kumbaro. Arjan Tase nuk plotësonte asnjë kusht për rikthimin e tij në detyrë përveç lidhjeve të forta që kishte me të dy ministrat.

Të dhëna të tjera janë shumë tronditëse, ministri i Brendshëm, apo ministri i familjes siç e quajnë rëndon rezulton të jetë anëtari i një shoqate të mbushur me trafikantë dhe kontrabandistë për të cilën mediat kanë nxjerrë emrat dhe dhënë faktet, tha Berisha. 


Video