Berisha pyet Ballukun: Çfarë lidhje ka largimi i Gledis Nanos me ju?

22 September 2022, 12:42Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha pyet Ballukun: Çfarë lidhje ka largimi i Gledis Nanos me ju?
Sali Berisha

Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit i ka bërë tre pyetje ministres Belinda Balluku.

Në mënyrë të drejtëpërdrejtë ai e ka pyetur atë se si lidhet me figurën e saj, largimi i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

“Unë jam këtu për të shtruar tre pyetje:

A mundet një njeri ta mbajë me mashtrime parlamentin 20 minuta, duke shkelur çdo rregullore siç bën zonja?

E dyta, me çfarë lidhet me ju, largimi i Nanos, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit?

Pastaj, fol këtu për misterin e pallatit të Lul Morinës. Na fol pak për mullar-pallatin.

Pallati 8-katësh dhe ti flet për mister”, tha Berisha.

Në këtë moment ndërhyri Nikolla e cila i ndërpreu fjalën Berishës, ndërsa iu përgjigj edhe deputetit demokrat Gazment Bardhi. 

“Bardhi e kuptoj dëshirën tuaj për t’i ardhur në ndihmë Berishës por nuk është vendi. Lexojeni rregulloren, ministrat e marrin fjalën sa herë të duan”, tha Nikolla

 


Video