Pse u ndal “hovi” i qeverisë për katet pa leje? Manastirliu: I dekurajuam

22 September 2022, 10:06Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pse u ndal “hovi” i qeverisë për katet pa leje?

Prej më shumë se dy javësh qeveria nuk ka njoftuar asnjë aksion për bllokimin e kateve pa leje në Tiranë apo qytete të tjera.

Sapo u miratua vendimi që i legalizon, qeveria u ndal. Po përse bëri prapaktheu? Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u pyet sot nga gazetarët dhe përgjigja ishte e shkurtër.

“Duhet të kuptojmë diçka, ne nuk kemi ndërhyrë dhe nuk do ta bëjmë, të ndërhyjmë në vendimet e organeve ligjzbatuese. Por ky është një vendim që ka për synim dekurajimin e ndërtimeve pa leje” tha ministrja.

Vetëm dy janë bllokimet që bëri qeveria; një pallat pa leje të biznesmenit Julian Morina dhe disa kate pa leje të Pëllumb Salillarit.


Video