Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryetari Partisë Demokratike, Sali Berisha, feston ditën e sotme 78-vjetorin. Kryedemokrati ka shpërndarë në rrjetet sociale një fotografi së bashku me bashkëshorten e tij, Liri Berisha.
Teksa shpreh mirënjohje për familjen e tij dhe ndjekësit, Berisha thotë se tashmë udhëton në dy stinë… atë të vjeshtës së bukur të jetës dhe në një pranverë të re politike.
“Sot 78 vjeç! Udhëtoj njëherazi në dy stinë. Në vjeshtën e bukur të jetës dhe në një pranverë të re politike! Lavdi zoti! Mirënjohje të pakufishme familjes time dhe të gjithëve ju miq”, shkruan Berisha.