Berisha denoncon Hysenbelliun: Kapteri i Taulant Ballës manipuloi deklaratën time për llogari të Bashës

14 February 2022, 17:18Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha denoncon Hysenbelliun: Kapteri i Taulant Ballës manipuloi
Lulzim Basha dhe Irfan Hysenbelliu

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar botuesin e Focus Media Group, Irfan Hysenbelliu për atë që ai e quan si “mashtrim të opinionit publik” për llogari të Lulzim Bashës.

Berisha thotë se deklarata e tij e bërë gjatë një takimi elektoral në Durrës është manipuluar. Për ta faktuar këtë ai publikon edhe variantin e plotë të videos.

“Të specializuar për manipulim provash dhe gënjeshtrash, ja si mashtron opinionin për llogari të njeriut që gënjen dhe kur fle, Irfan Hysenbelliu, kapteri i Taulant Ballës që financon mediat me paratë e inceneratorëve! Kështu, deklaratën time se ‘nuk ka njeri që mund të thotë se Durrësi sot është më mirë se 22 vjet më parë’, balla-media e Irfanit e fallsifikon me titullin: ‘Berisha mbron Gjushin dhe se ai ka deklaruar në Sukth se: Durrësi sot është më mirë se 22 vite me parë’! Turp mediatik! Bashkangjitur keni videon origjinale me versionin e manipuluar nga mediaballa e Irfanit!“, shkruan Berisha.


Video