Meta “shfrytëzon” mesazhin e presidentit gjerman për të shpjeguar qëndrimin e tij

14 February 2022, 10:59Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Meta “shfrytëzon” mesazhin e presidentit gjerman për

Presidenti Ilir Meta i cili rrezikon të shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese dhe i akuzuar shpesh se nuk po respekton Kushtetutën me qëndrimet e tij politike, ka shpërndarë një mesazh të presidentit të rizgjedhur të Gjermanisë, Frank-Ëalter Steinmeier, për t’u dhënë një përgjigje ndjekësve të tij, por jo vetëm.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta ka kujtuar qëndrimin e Steinmeier për detyrën e tij të presidentit.

“Një mesazh shumë i qartë i Presidentit të rizgjedhur të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier për raportet që duhet të ketë një President me kauzën e demokracisë.”, shkruan Meta.

Ndërkohë, në mesazhin e presidentit gjerman thuhet; “Unë do të jem jopartiak, por nuk jam asnjanës kur bëhet fjalë për kauzën e demokracisë. Kushdo që lufton për demokracinë më ka në krah. Kushdo që e sulmon do të më ketë kundërshtar.”

 

Meta “shfrytëzon” mesazhin e presidentit gjerman për


Video