"Të shpëtojmë bujqësinë", Meta: Të rinjtë investitorë po braktisin vendin

13 February 2022, 14:12Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Të shpëtojmë bujqësinë", Meta: Të
Ilir Meta

I ngacmuar nga protesta e fermerëve të Bilishtit, Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një mesazhi në Facebook.

Kreu i shtetit thekson në mesazhin e tij se të gjithë duhen të bëhen bashkë për të mbështetur bujqësinë.

REAGIMI I METËS

???????????? TË GJITHË BASHKË PËR TË MBËSHTETUR BUJQËSINË, BLEGTORINË DHE AGROTURIZMIN!

???????? TË GJITHË BASHKË KUNDËR SHPOPULLIMIT DHE SHKRETIMIT TË KRAHINAVE MË TË BUKURA DHE PATRIOTIKE TË SHQIPËRISË!

Shkatërrimi i investimeve kurajoze në Bujqësi, çmontimi i serave dhe i stallave është mjerimi i vërtetë i saj, pasojë e braktisjes dhe e mos mbështetjes.

Kur pritej zgjerimi i investimeve në Bujqësi dhe shpresohej që filizat e projekteve kurajoze të të rinjve tanë emigrantë, të lulëzonin, po ndodh e kundërta.

Po ç’bëhet gjithçka e arritur me shumë mund e sakrifica!

Po detyrohen të rinjtë investitorë të guximshëm dhe patriotë të ndalojnë punën dhe të braktisin vendin.

Ndalja e kësaj tatëpjete dhe shpëtimi i Bujqësisë është një apel dhe detyrë mbarëkombëtare!


Video