Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zbritur në bazë për të ndihmuar kandidatët e Berishës në zgjedhjet e 6 marsit.
Fushata ka filluar nga Lushnja në mbështetje të kandidatit, Elton Bano.
“Me të rinjtë e LSI në Lushnje në mbështetje të Elton Banos. 6 marsi, një ditë e rëndësishme për të marrë pjesë në votime që të rinjtë dhe të rejat e Lushnjes të mos e braktisin qytetin. Ka ardhur koha për një ndryshim të madh në Lushnje”, deklaron Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari.
Këtë të shtunë në Lushnje u ndal edhe Sali Berisha për të prezantuar kandidatin Elton Bano, që thotë se ka dalë nga baza e Partisë Demokratike në këtë qytet.