Skandali, kandidatët e PD dhe "Shtëpisë së Lirisë" të dehur shajnë Bashën dhe Berishën: Sal ***** dhe Lul ***** (Video)

12 February 2022, 12:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Skandali, kandidatët e PD dhe "Shtëpisë së
Sali Berisha dhe Hekuran Xhani

Sali Berisha prezantoi sot në Rrogozhinë kandidatin e Shtëpisë së Lirisë, Hekuran Xhanin për kryetar bashkie. Para banorëve të Rrogozhinës, e quajti Xhanin “qytetar të përkushtuar, demokrat të ndershëm, njeri që ka sakrifikuar vite, mund, djersë, punë në shërbim të fermerëve të kësaj zone dhe demokrat të orëve të para, të palëkundur e të vendosur”.

Çfarë mendon vetë Hekuran Xhani për Sali Berishën duke ia treguar kandidatit të Bashës, Ferdinand Saraçit?

Në një video të siguruar nga VoxNews.al kandidati për Bashkinë e Rrogozhinës tregon se ka mendim tjetër për Berishën. Nën avujt e alkoolit, Xhani e quan Sali Berishën shkurt si “Salë ***”, ndërsa shton se “këtë klasë politike (përfshirë edhe Berishën) na e ka zili edhe Serbia”, sepse 50% e shqiptarëve kanë ikur nga vendi. 

“O Fredo o Saraç o Fred Saraçi, edhe Serbia na e ka zili kët klasë politike. Salë ****, Fatos ****, Edi ****, Lul **** kanë përzi 50% të shqiptarëve prej Shqipërie. Edhe Serbia them unë këtu, edhe Serbia na e kanë zili se nuk kanë përzi 50% të Shqipërisë” thotë Xhani. Siç duket dhe në video i pranishëm është dhe kandidati i Bashës Ferdinand Saraçi të cilit i drejtohet Hekuran Xhani. 

Video e siguruar nga VoxNews:

 

 

 


Video