Berisha: Basha gënjeu prokurorët belgë, u kap si mashtrues

11 February 2022, 19:07Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Berisha: Basha gënjeu prokurorët belgë, u kap si mashtrues

Se çfarë ka dëshmuar Lulzim Basha për 2 orë e 20 minuta para prokurorëve belgë nuk dihet asgjë, por Sali Berisha thotë se e di dhe nga Durrësi ku ka nisur fushatën për zgjedhjet e 6 marsit thotë se Basha është marrë në pyetje jo si person në dijeni, por si bashkëpunëtor në një organizatë kriminale.

“U thirr për bashkëpunim për bashkëpunim me organizatë kriminale që dispononte para trafiku. Kjo është vetëm njëra anë, por u kap si mashtrues nën betim. Prokurorët e Belgjikës nuk janë prokurorë të Ramës, por janë prokurorë të betuar të mbretit dhe nuk ka gjë që i thyen ata. U dha një variant krejt tjetër, e ndërroi krejt pllakën dhe u kap si mashtrues nën betim.

Vepër kriminale penale. Përveç të tjerave ia mbylli Edi Rama “Toyota Yaris” me një njeri, por prokurorët e Belgjikës nuk janë të Edi Ramës dhe do t’i shkojnë deri në fund këtij operacioni. Ata kanë me qindra mijëra tabulate e dokumente”, tha Berisha.

 


Video