“Për 700 mijë euro dhe dorëheqjen”, PD publikon videon e Berishës dhe Metës: Sillen si burracakë, e frikacakë

11 February 2022, 15:11Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Për 700 mijë euro dhe dorëheqjen”, PD publikon
Ilir Meta dhe Sali Berisha

Partia Demokratike ka publikuar një video në facebook ku sulmon ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta. Me anë të kësaj video, Berisha i ka kujtuar Metës në Kuvend kur ky i fundit ishte kryetar Kuvendi se dha dorëheqjen për 700 mijë euro. Selia blu thekson se pengjet e korrupsionit mbajnë njëri-tjetrin dhe duan shkatërrimin e PD.

“Pengjet e korrupsionit mbajnë njëri-tjetrin, se po ra njëri bien të gjithë. Kjo është arsyeja që non grata  të shpallura e të pa shpallura, janë bashkë, sulmojnë PD, duan shkatërrimin e PD. Sillen si burracakë, e frikacakë, siç bënë një ditë më parë kur u fshehën që të mos votojnë edhe pse mbushën dynjanë se do votojnë kundër në parlament.

Shajnë e mashtrojnë, pastaj fshihen që të harrohen. Tashmë demokratët e dinë, shqiptarët e dinë, se e shkuara kërkon të mbajë peng Shqipërinë për hallet e veta. Prandaj është e qartë se po mbështete Berishën dhe Metën, mban Ramën”, thuhet në deklaratë.


Video