Një bisedë mes një politikani dhe një bigbradhërsi

11 February 2022, 08:13Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Një bisedë mes një politikani dhe një bigbradhërsi
Namik Dokle

Ish-deputeti socialist Namik Dokle ka ironizuar situatën politike në vend, ndërsa e ka krahasuar atë me lojën që zhvillohet në spektaklin e famshëm, Big Brother Albania VIP.

Përmes një statusi në “Facebook”, Dokle ka sjellë me humor për ndjekësit e tij, ‘flirtet’ e ditës brenda shtëpisë së politikës si dhe finalen e madhe mes Bashës dhe Berishës.

POSTIMI I PLOTË

POLITIKANI dhe BIGBRADHËRSI

Një politikan i ditës takoi njërin nga “bigbradhërsat” që sapo kishte dalë nga loja, pa arritur dot në finale…
-Po ç’bëhet në atë “shtëpinë” tuaj?- u gërrduf politikani,- Një herë me Ilirin, pastaj kundër Ilirit; një herë me Donaldin, pastaj kundër!
Bigbradhërsi qeshi dhe pastaj ia ngjeshi:

-Euuu, kush po na flet!!! A nuk jeni ju politikanët një herë me Ilirin, pastaj kundër Ilirit, një herë me Berishën pastaj kundër tij, një herë me Lulin, pastaj kundër Lulit, një herë me Edin, pastaj kundër…?! Nga “loja ” jonë nuk vuan askush, nga e juaja të gjithë!


Video