Basha i përgjigjet Berishës: Luftojmë lidhjen e politikës non grata me krimin

10 February 2022, 20:58Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Basha i përgjigjet Berishës: Luftojmë lidhjen e politikës

Sali Berisha akuzoi Lulzim Bashën se u mor në pyetje nga prokurorët belgë si person i lidhur me grupin kriminal të cilit iu kapën 3.4 mln euro në makinën “Toyota” në Portin e Durrësit.

Lulzim Basha iu përgjigj fill pasi la godinën e Prokurorisë së Posaçme, ku për më shumë se 2 orë u mor në pyetje nga belgët.

“Dua t’i siguroj gjithë shqiptarët përmes jush, përmes medias shqiptare, unë dhe PD jo vetëm jemi në dispozicion të drejtësisë belge në këtë rast por të drejtësisë në përgjithësi dhe do të vazhdojmë të jemi pro aktive në luftën kromit të organizuar, kundër lidhjes së politikës me krimin, korrupsionit, duan apo nuk duan të dyshuarit, të pandehurit, të korruptuarit, non gratat e shpallur, apo të pashpallur”, tha ai.

Basha nxiti SPAK dhe BKH në këtë hetim dhe u premtoi atyre mbështetjen e plotë të PD.

“Nuk janë vartësit e askujt përveç ligjit shqiptar kushtetutes dhe taksapaguesve shqiptar. Dhe një herë deklaroj mbështetjen e plotë ndaj tyre për të kryer detyrën në një luftë shumë të rreptë me krimi e organizuar sepse është bërë e tillë fale bashkëpunimit të qeverisë, të pushtetit dhe politikave të korruptuar dhe lidhur me krimin e organizuar”, u shpreh Basha.


Video