Kryeministri Edi Rama ka publikuar debatin e ashpër me tre përfaqësues të banorëve të “5 Majit”, Paskuqanit e Laprakës, i zhvilluara paraditen e sotme në një nga zyrat e Kuvendit.
“Në Kuvendin e Shqipërisë me banorë të prekur nga prishjet në kantierin e lagjes së re “5 maji”, ku askush nuk është lënë jashtë angazhimit të qeverisë për strehim”, shkruan Rama.
Pjesë nga debati:
Rama: Mos beso. Me mua nuk flet dot kështu. Kur je këtu përballë meje, zotnia juaj duhet të mendohet
kur flet, se unë nuk jam nga ata që them ‘po’, e nuk e bëj. Ju do të merrni një kontratë, sipas së
cilës, ju do të merrni shtëpi, kur të mbarojë ndërtimi. Ndërtimi do të mbarojë, kur të mbarojë. Deri kur të mbarojë ndërtimi, ju do të jeni me qira të paguar nga qeveria.
Banorja: Unë nuk kërkoj asgjë, por dua kontratën.
Rama: Po patjetër.
Banorja: Jam e para që kam paguar që në vitin 2000.
Rama: Të lumtë, ata që janë me certifikatë nuk bëhet fjalë, marrin dëmshpërblim, ata që janë pa certifikatë, marrin bonusin e qirasë.
Banorja: Duam të flasim me fakte.
Rama: Fakt është që ka ardhur shkresa që në vitin 2021.