Ish-kryeministri Sali Berisha ka replikuar me deputetin Ervin Salianji sa i takon Reformës në Drejtësi.
Në momentin kur Salianji tentoi që ta bënte bashkëfajtor për Reformën në Drejtësi, ku dhe vetë Berisha është shprehur pro duke votuar, ish-kryeministri ka dalë sërish në foltore për të replikuar me deputetin.
Berisha nxori një video të Lulzim Bashës, në kohën e çadrës së famshme, ku kreu i PD-së sulmonte hapur procesin e Reformës në Drejtësi, që sipas tij ishte në dorën e Edi Ramës.
‘Komploti është zbuluar, Vetingu është një projekt mafioz, ku janë përfshirë diplomatë të lartë në Tiranë, për llopgari të Edi Ramës. Kanë marrë peng ekspertët e BE-së, i pret gjykimi në institucionet ndërkombëtare’, shprehej asokohe Basha.
Ndërkaq vetë kryedemokrati ndodhej brenda sallës së Kuvendit, dhe në momentin kur Berisha flet, shfaq shenja indiferentizmi.
Video e marrë nga Faxweb