Saimir Tahiri do karantinohet për 14 ditë në burgun e Fierit

10 February 2022, 10:49Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Saimir Tahiri do karantinohet për 14 ditë në burgun e Fierit
Burgu i Fierit

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i cili një ditë më parë u transferua nga "313" në burgun e Fierit do të qëndrojë i karantinuar.

Për shkak të pandemisë së COVID- 19, të gjithë personat që hyjnë rishtazi në Institucionet e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale, i nënshtrohen procedurave të karantinimit nga 10- 14 ditë.

Tahiri qëndron i izoluar në një dhomë, pa të burgosur të tjerë, edhe pse është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk paraqet shenja të prekjes nga koronavirusi.

Ky është rregull që aplikohet për të gjithë të dënuarit që transferohen në këtë burg. Tahiri do të vuajë dënimin me 3 vite e 4 muaj burgim dhënë 5 ditë më parë Gjykata e Posaçme e Apelit.


Video