Yilli Rakipi i lexon deklaratën e PD, Meta shkrihet së qeshuri: Është i madh fare, ma sill në studio

10 February 2022, 22:43Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Yilli Rakipi i lexon deklaratën e PD, Meta shkrihet së qeshuri:

Presidenti Ilir Meta mbrëmjen e sotme është i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, teksa në një moment Ylli Rakipi i ka lexuar deklaratën e nxjerrë nga PD disa minuta më parë.

Gjatë kohës që Rakipi lexonte deklaratën, Meta nuk e ka mbajtur dot të qeshurën, ndërsa i ka thënë Rakipit që t’ia sillte Lulzim Bashën në studio, pasi kryedemokrati ishte frymëzuar nga prokurorët belg që e morën sot në pyetje.

“Ma sill në studio, është frymëzuar nga prokurorët belg. Është i madh fare! Kryetari i FNSH-së thotë se trekëndëshi është Meta, Berisha dhe Rama. Mirë unë me Berishën, por si mund të jetë Rama që e mban me skafandra dhe helmeta”, tha Meta pasi Rakipi lexoi deklaratën e PD.

Por çfarë thuhej në deklaratën e PD?

Në një reagim të publikuar në faqen zyrtare të PD-së thuhet se personat që janë shpallur “non grata” dhe ata që pritet të shpallen janë burracakë dhe pengje të korrupsionit. PD thekson se “sot çdo shqiptar e ka të qartë, nëse voton Berishën dhe Metën mban Ramën në pushtet”.

“Non grata të shpallura dhe të pashpallura kanë dështuar të marrin peng PD-në dhe ta kthejnë atë në mburojë të interesave personale. Ata janë në hall e halli sa vjen e bëhet më i madh, prandaj çdo ditë lëshojnë mashtrime ordinere.

Ata janë burracakë se nuk patën as guximin të votojnë sot kundër edhe pse e deklaruan me të madhe, por ikën ashtu siç janë munduar të fshihen pas çdo vendimi që i ka kushtuar shumë këtij vendi. Ata janë pengje të korrupsionit të tyre, shantazhojnë njëri-tjetrin, kapen pas njëri-tjetrit me shpresën se mund ta shtyjnë edhe pak.

Koha e non gratave të shpallura e të pa shpallura ka mbaruar. Korrupsionin e tyre nuk e mbulojnë dot pas akuzave ordinere. Sot çdo shqiptar e ka të qartë: nëse voton Berishën dhe Metën mban Ramën” – thuhet në deklaratën e PD-së.


Video