Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Çfarë do të bënte presidenti Ilir Meta nëse do të shpallej non grata nga Shtetet e Bashkuara? Pikërisht kjo pyetje i është bërë Metës në emisionin “Të Paekspozuarit”.
Meta tha se nuk e ka fare problem nëse një gjë e tillë i ndodh edhe atij, pas Sali Berishës dhe se llogaritë i bën vetëm me popullin.
“E ke vërtet ti këtë ide për mua? Se ca bëjnë ata nuk e di, di ça bëj vetë. Sikur e gjithë bota të më bëjë nuk grata nuk më intereson. Se unë raportin e kam me popullin tim. Kush do më bëjë? Zonja e Bilalit? Nuk më intereson fare. E kam problemin me popullin shqiptar, do jetoj këtu”, tha Meta.