Misioni u krye! Prokurorët belgë largohen sot nga Shqipëria

11 February 2022, 10:29Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Misioni u krye! Prokurorët belgë largohen sot nga Shqipëria

Përfundon vizita e hetuesve belgë në Tiranë. Pas 72 orë largohen sot në mesditë drejt Bruksel.

Në Tiranë erdhën  për dosjen Toyota Yaris. Para pak minutash ka përfunduar takimin delegacioni belg edhe me kreun e SPAK Arben Kraja.

Belget kanë marrë me vete akte nga dosja Toyota Yaris dhe dëshminë e kreut të opozitës. Hetimet në belgjikë të hapura.

Pritet që brenda pak javëve çështja që po hetohet nga belget të shkojë për gjykim në Bruksel.

Janë edhe disa dosje të tjera që belgët kanë hetime të përbashkëta me SPAK dhe priten finalizime.

Dje, kreu i PD-së, Lulzim Basha është pyetur në SPAK për dy orë rresht nga prokurorët belgë, ku ka dhënë përgjigje rreth pyetjeve të tyre në lidhje me dosjen e 3.4 milionë eurove të ‘Toyota Yaris’.

Në një prononcim për mediat pasi doli nga ambientet e SPAK, Basha tha se drejtësia belge është e vendosur t'i shkojë deri në fund kësaj çështje dhe se ai do të ndihmojë në këtë drejtim "duan apo nuk duan 'non grata-t' e shpallur dhe të pashpallur deri më tani.


Video