
Gazetari Artan Hoxha me anë të një postimi në facebook, ka shpërndarë sms e cila sipas tij është mesazhi që ka marrë Basha për 3.4 mln € në 'Toyota Yaris' që u kap nga policia.
Në një postim të gjatë në “Facebook”, gazetari Hoxha shkruan se pyetja bazë e prokurorëve belgë, të cilët ndodhen në Shqipëri pikërisht për këtë çështje, është se “si e mori vesh Lulzim Basha se drejt Shqipërisë po vinte një autoveturë me një sasi të madhe parash të narkotrafikut?”
Teksa shprehet se gjithçka ndodhi siç e denoncoi Basha në Kuvend më 22 qershor 2018, gazetari thekson se dy janë mundësitë që kreu i opozitës të ketë një informacion kaq të saktë
Prej 3 ditësh, 7 zyrtarë belgë, 4 prokurorë dhe 3 oficerë të policisë, ndodhen në vendin tonë, për dosjen e 3.4 mln € në 'Toyota Yaris'.
Ata kanë mbërritur në Tiranë më 8 shkurt për llogari të hetimeve të përbashkëta me autoritetet shqiptare ndaj grupeve me aktivitet kriminal në trafikim të lëdëve narkotike dhe pastrim parash.
Mësohet se veprimet hetimore të tyre janë në kuadër të letërporosive te dërguara në Shqipëri.
Një çështje që është dikskutuar mes hetuesve të dy vendeve është edhe dosja e ashtuquajtur "Toyota Yaris" që lidhet me shumën prej 3.4 milionë eurosh që policia shqiptare gjeti dhe sekuestroi në një makinë tip “Toyota” në qershor 2018 në portin e Durrësit.
Shuma monetare e konsiderueshme u fut ilegalisht në Shqipëri ndërkohë që prokuroria dyshon se bëhet fjalë për të ardhura nga një aktivitet i paligjshëm në Belgjikë.
Për këtë çështje Gjykata e Tiranës dënoi Ervis Vladin, si personi i cili i futi këto shuma në Shqipëri për akuzën e “Mosdeklarimit të të hollave në kufi” me 1 vit e 6 muaj burg. Në të njëjtën dosje u dënua edhe Agim Çeka për “armëmbajtje pa leje” me 2 vjet 4 muaj.
Katër të arrestuarit në Shqipëri për këtë ngjarje kanë qenë Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri,të cilët janë liruar nga akuzat. Për këtë rast kane nisur hetimet edhe autoritetet belge të cilat në vitin 2019 erdhen ne Shqiperi dhe moren ne pyetje edhe kreun e opozitës Lulzim Basha, i cili kishte folur i pari në parlament për paratë e mbërritura në portin e Durrësit.
Ende nuk dihet fati i ketij procedimi në Belgjike dhe nëse prokurorët do te kërkojnë të rimarrin ne pyetje Bashën si personi që e denoncoi i pari mbërritjen e tyre ne shqiperi gjetë një deklarate ne parlament.
Kjo është sms të cilën Basha e përmendi në parlamentin shqiptar

Kujtojmë se ditën e djeshme kryedemokrati Lulzim Basha u fut me ditë dhe doli me natë nga dyert e SPAK ku qëndroi më shumë se 2 orë e 20 minuta përballë prokurorëve belgë në lidhje me dosjen “Toyota Auris”.
Postimi i gazetaritit Artan Hoxha