Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Presidenti Ilir Meta, përveç mbrojtjes së Kushtetës ka marrë në dorë edhe flamurin e mbrojtësit të qytetarëve ndaj padrejtësive.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta përçon një mesazh “paralajmërues” për të gjithë kundërshtarët e tij, politikë e apolitikë, vendas e ndërkombëtarë.
“Nuk ka Zot që e ndal Ilir Metën të reagojë kundër padrejtësive, shkeljeve të Kushtetutës dhe dhunimit të të drejtave kushtetuese të qytetarëve shqiptarë”, shkruan ai.
Meta është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e tij, ndërsa paralelisht ka paditur administratën e Kuvendit për falsifikim dokumentacionesh në këtë proces.