Kryebashkiaku socialist: Ka kryetar Bashkie që hanë e pinë me trafikantët e drogës

14 February 2022, 13:22Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryebashkiaku socialist: Ka kryetar Bashkie që hanë e pinë me
Kryebashkiaku socialist Gjon Gjonaj

Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme këtë të hënë mes drejtorëve të policive të qarkut të Shkodrës, ku janë bërë edhe bilancet e punës

Gjon Gjonaj, kryetari i Bashkisë  Pukë ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se kolegët e tij në bashkitë e tjera të vendit favorizojnë kultivimin e drogës duke u ulur në një tavolinë me trafikantët.

“Ky çrregullim vjen nga mungesa e burimeve njerëzore. Kjo situatë na bën me besu se gjendja do të ndryshojë. Unë mendoj që nuk mundet një polic që thyen disiplinën në Shkodër me e pru në Pukë.

Kur ai ka thyer disiplinën e thyen kudo! Nuk mund të jetë kryetar bashkie dikush që telefonohet nga trafikantët dhe han e pinë me to. Ka një problem këtu dhe për këtë duhet me e nis kontrollin që nga kryetarët e bashkisë e deri te punonjësi i policisë se ka pas disa raste që janë konstatuar”, tha Gjonaj.


Video