Berisha del i revoltuar nga Kuvendi: 5-6 deputetë i mbyllën në ashensor, mund të kishte avari

1 November 2023, 15:43Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha del i revoltuar nga Kuvendi: 5-6 deputetë i mbyllën në
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe disa deputetë opozitarë që e shoqëronin nuk janë lejuar të jenë pjesë e mbledhjes në Komisionin e Ekonomisë, pasi ishin përjashtuar për 10 ditë.

Pas largimit nga godina e Kuvendit, Berisha ka denoncuar sjelljen e maxhorancës, duke thënë se 5 apo 6 deputetë opozitarë u mbyllën në ashensor, çka mund të rezultonte në avari.

Në Komisionin e Ekonomisë po diskutohet projekt-buxheti i vitit 2024 dhe paketa fiskale, dhe mbedhja pritet të vijojë “online”.

“Kjo ndërtesë përveç kohës së Hoxhës, nuk ka qenë e pushtuar nga Policia dhe Garda. Akt i turpshëm. Deputetët e opozitës, kryetarja e ashtëquajtur krijoi një përpjekje e cila do hetohet, sepse mbylli derën në një kohë kur 5-6 prej tyre ishin në ashensor në kat të katërt, që ndaj çdo lloj avarie mund të përfundonin në kate të parë me urdhër të saj.

Kjo tregon se Parlamenti ka humbur çdo të drejtë së funksionuari. Kanë kaluar në kalandestinitet për miratimin e buxhetin. Kaluan në një klub, lokal dhe aty po miratojnë buxhetin”, deklaroi Berisha.


Video