DOKUMENTI/ 'Grushti' i Nallbatit dhe Sinës shkon në SPAK: Kush qëlloi!

1 November 2023, 15:20Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
DOKUMENTI/ 'Grushti' i Nallbatit dhe Sinës shkon në SPAK:
Vullnet Sinaj/ Bledjon Nallbati

Ditën e sotme u njoftua se grupi i PS-së kishte kallëzuar penalisht deputetin e opozitës Bledjon Nallbati, i cili goditi me grusht deputetin Vullnet Sinaj në seancën parlamentare të së hënës (30 tetor).

Megjithatë, një shkresë tjetër tregon se para këtij kallëzimi, ka qenë Partia Demokratike ajo e cila ka paditur deputetin socialist Vullnet Sinaj për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”

Në shkresën e PD, e cila mban datën 31 Tetor, “pretendohet se ekzistojnë dyshime të bazuara se veprimet e tij përmbushin elemente të veprës penale të “Goditjet për shkak të detyrës””

“Qysh prej fillimit të sesionit të ri parlamentar. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është përballur me cënime të rënda të të drejtave kushtetuese dhe atyre ligjore dhe më konkretisht, për zgjedhjen e kryetarit të grupit parlamentar, caktimin e përfaqësuesve në komisionet e ngritura për reformën zgjedhore, si dhe me mohimin e të drejtës kushtetuese që ka pakica parlamentare për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare”, shkruhet në dokumentin që mban firmën e kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.


Video