Grushti ndaj Vullnet Sinës! PS nuk e ‘FAL’ deputetin demokrat, e kallëzon në SPAK: Nuk e tolerojmë!

1 November 2023, 10:42Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Grushti ndaj Vullnet Sinës! PS nuk e ‘FAL’ deputetin demokrat,
Bledi Çuçi/ Bledion Nallbati

Dy ditë pas dhunës në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ka firmosur një kallëzim penal për deputetin e Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, për përplasjen fizike në seancën plenare me deputetin socialist, Vullnet Sina.

Në njoftimin e dërguar, Çuçi thekson se nuk do të tolerohet asnjë akt dhune.

Reagimi i Bledi Çuçit:

Sot, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste firmosa kallëzimin penal për deputetin Bledion Nallbati për dhunën fizike të ushtruar në seancën e fundit ndaj deputetit Vullnet Sina.

Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk do te tolerojmë asnjë akt dhune dhe refuzojmë këdo që e konsideron dhunën si mundësi për të shprehur mospajtimin.

Grushti ndaj Vullnet Sinës! PS nuk e ‘FAL’ deputetin demokrat,

Ftojmë organet ligjzbatuese të bëjnë punën e tyre dhe t’i shkojnë deri në fund ngjarjes së 30 tetorit në Parlament.


Video