Deputeti i PD: Punë e madhe po s’morëm rrogën! Do hamë pensionin e plakës

31 October 2023, 16:17Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Deputeti i PD: Punë e madhe po s’morëm rrogën! Do hamë
Deputeti Saimir Korreshi

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi është larguar nga ambientet e Kuvendit, pasi nuk janë lejuar të jenë pjesë e mbledhjes së Komisionit të Etikës.

Një grup deputetësh opozitarë kërkuan të ishin pjesë e mbledhjes që do të vendosë për pëjashtimin apo jo të tyre për shkak të tensioneve të shkaktuara në seancën plenare të djeshme, por nuk janë lejuar.

Teksa ka akuzuar maxhorancën për bllokimin e seancës, Korreshi nuk ka kursyer as batutat kur një gazetare e ka pyetur nëse “po e shijon rritjen e rrogës”, që deputetët i bënë dhuratë vetes së tyre pak kohë më parë.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Zoti Koreshi po e gëzoni rritjen e rrogës?

Korreshi: Po e gëzojmë...

Korreshi: S’është halli te rroga. Punë e madhe se s’e marrim rrogën. Do bëjmë si gjithë të tjerët, do hamë pensionin e plakës. Merr plaka ime 118 mijë lekë, plot.


Video