Sherr në korridoret e Kuvendit, Berisha me të tijët përplasen me deputetët socialistë (PAMJET)

31 October 2023, 15:51Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sherr në korridoret e Kuvendit, Berisha me të tijët
Tensionet në korridoret e Kuvendit

Deputetët e opozitës të udhëhequr nga Sali Berisha janë përplasur sërish me kolegët e maxhorancës, këtë herë në korridoret e Kuvendit.

Deputetët opozitarë kanë tentuar të hyjnë në sallën e Komisionit të Etikës duke kërkuar të nisë mbledhja për përjashtimin e tyre pas skenave në seancën e djeshme.

I pranishëm edhe ish-kryeministri Sali Berisha, ai ka akuzuar maxhorancën se po përjashton deputetët e tij, po mbyll dyert e komisioneve dhe po nxjerr mediat jashtë.

Ai, së bashku me disa deputetë të tjerë të PD-së, kanë hyrë drejtpërdrejt me telefonat e tyre në rrjetet sociale.


Video