Shtyrje dhe grushte në parlament, përjashtohen 6 deputetë të opozitës

31 October 2023, 16:36Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shtyrje dhe grushte në parlament, përjashtohen 6 deputetë të
Momenti kur Nallbati qëllon me grusht drejt Sinajt

Komisioni i Etikës ka marrë vendimin për përjashtimin me 10 ditë të deputetëve demokratë, konkretisht Bledion Nallbatit, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Gazment Bardhit.

Ndërkohë me 3 ditë është përjashtuar Saimir Korreshi. Sakaq mësohet se ndaj Lefter Gështenjës nuk është marrë masë disiplinore.

Edhe mbledhja e ditës së sotme në godinën e Kuvendit është shoqëruar me përplasje, pasi një grup deputetësh opozitarë, të udhëhequr nga Sali Berisha kanë kërkuar të jenë të pranishëm në mbledhje.

Pasi nuk janë lejuar nga Garda, ata janë larguar.


Video