Kryeministri Rama do nisë tur në të gjithë Shqipërinë, ja arsyeja

1 November 2023, 13:48Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryeministri Rama do nisë tur në të gjithë
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama pritet në ditët në vijim të ndërmarrë një tur në të gjitha qarqet e vendit.

Top Channel duke iu referuar burimeve qeveritare, raporton se këtë tur kryeministri ia ka dedikuar shpjegimit të projekt buxhetit 2024.

Ndalesa e parë e kryeministrit besohet të jetë qyteti i Fierit këtë të enjte ose të premte.

Të gjithë deputetëve socialistë u është kërkuar të angazhohen në procesin shpjegues të projekt buxhetit 2024. Kryeministri i ka dhënë një përparësi absolute shpjegimit të qytetarëve të këtij projekt buxheti.

Në të tilla kushte kur projekt buxheti do të dominojë agjendën politike të shumicës socialiste, duke çuar edhe në shtyrjen e kongresit të PS-së, parashikuar për t’u mbajtur të shtunën.


Video