
Ish-kryetari i LSI-së, Ilir Meta që kaloi President dhe më pas u rikthye si kryetar i Partisë së Lirisë, ishte zhdukur për disa ditë nga daljet publike.
I ftuar në Breaking në Top News, ka qenë ish-deputeti, Lefter Maliqi, ky I fundit u shpreh se: Kam komunikuar me Metën çdo ditë por nuk e kam pyetur se ku ishte.
Lefter Maliqi: Kam komunikuar me Ilir Metën, çdo ditë nuk e di ku ishte këto ditë. Ai është një njeri i ligjit e kam njohur qysh kur ka qenë deputet për here të parë.
Kujtojmë se pas lajmeve se lajmeve se Ilir Meta ishte larguar nga Shqipëria, ishte vetë kreu i PL-s, në një konferencë për mediat ku zbuyloi se, nuk ka bërë dalje publike për rreth 3 javë për shkak të disa çështjeve të shëndetit.
“Unë për hir të së vërtetës gjatë këtyre 3 javëve për arsye personale të disa çështjeve të shëndetit, nuk kam qenë i angazhuar publikisht, aq sa edhe ju jeni shqetësuar”, tha Meta.