Seanca e sotme plenare u shoqërua me tensione dhe debate të forta, ku sërish kreu i PD-së Sali Berisha ka tentuar të bllokojë foltoren, teksa nuk kanë munguar dhe futjet e tij "live" në Facebook.
Ka qenë deputeti Belind Këlliçi, i cili e ka ndihmuar liderin demokrat me telefoni. Këlliçi me stikën e telefonit u përpoq të bënte regjinë duke filmuar fjalimin e Berishës në foltore.
Në lidhje me këtë situatë, ka ardhur një reagim ironizues nga deputeti socialist Erion Braçe, i cili e ka cilësuar Këlliçin si “zarin e radhës” që do edhe Tiranën, pasi kujtojmë se ai kandidon për kreun e bashkisë.
“33 vite e njëjta histori! Ndryshojnë vetëm zarat e Salih Berishës; Këtë herë është ky intelektuali akademik që do Tironën”, shkruan Braçe krahas videos.
View this post on Instagram