Iu fërshëllente në vesh me bilbil deputetëve, përjashtohet nga seanca Flamur Noka

13 February 2023, 18:34Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Iu fërshëllente në vesh me bilbil deputetëve,
Tonin Gogu dhe Flamur Noka

Ashtu si edhe në seancat e fundit, edhe në të sotmet nuk mund të mungonin tensionet në seancën plenare.

Deputeti Flamur Noka ka patur një bilbil me vete dhe i fërshëllente gjatë gjithë kohës kur flisnin deputetët socialist apo kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Pasi iu tërhoq disa herë vëmendja, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i komunikoi vendimin për përjashtimin nga seanca plenare.

Gjatë kohës që fliste Tonin Gogu apo Taulant Balla, deputeti demokrat iu është afruar dhe iu ka fërshëllyer me bilbil në vesh.


Video