Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Prej orës 17:00 ka nisur protesta e opozitës jashtë Kuvendit, teksa brenda zhvillohet seanca plenare e cila ka nisur me tensione dhe incidentet.
Me pankarta në duar protestuesit kanë ironizuar megaskandalin “McGonigal” ku emri i kryeministrit Edi Rama del në korruptimin e ish zyrtarit të FBI-së.
“Edi Rama, homo corruptus”, “Edi me dash’, shkon në Shtëpinë e Bardhë”, “Demokracisë i dalim zot”, “Edi is a brand name in FBI files”, “Edi, FBI ish watching you”, janë disa prej pankartave që ata kanë në duar.
Gjithashtu, jashtë Kuvendit është vendosur edhe një ekran i madh ku protestuesit shohin atë çfarë po ndodh në seancën plenare.