Tetë deputetët e PD-së të përjashtuar nga mazhoranca për 10 ditë nga Kuvendi , do të tentojnë të futen në seancën e sotme plenare.
Lajmin e ka bërë me dije nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi gjatë mbledhjes së grupit parlamentar. Ai tha se vendimi për të përjashtuar 8 deputetët ishte jashtë çdo rregulli dhe nuk u respektua rregullorja e Kuvendit dhe për këtë arsye asnjë nga deputetët s’ka përse t’a respektojë ‘dënimin’ dhe do futen në sallë.
“Sot zhvendoset në një tjetër hap para parlamentit, një institucion i shndërruar në një mekanizëm qorr dhe vrasës të fjalës së lirë dhe eliminimit të opozitës. Në formën e gjyqeve politike janë përjashtuar 8 deputetë, ku vendim u mor jashtë çdo rregulli dhe ligji, jashtë çdo procedure parlamentare. Ata që kanë marrë pjesë në e dënimit nuk a përse të respektojnë ligje që i pengojnë ata të hyjnë në sallën e parlamentit. Ne do hyjmë në sallën e parlamentit, salla është e qytetarëve. Beteja jonë do jetë si brenda sallës edhe jashtë sallës”, tha Boçi.
Ndërsa kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se me përjashtimin e 8 deputetëve nga seancat plenare të Kuvendit, po kërkohej konflikt i hapur. Ai tha se Kuvendi nuk po respektohen të drejtat e deputetëve të cilët përfaqësojnë 750 mijë qytetarë që i kanë votuar në 25 prill të vitit 2021.
“Për të drejtën e fjalës deputetët janë përjashtuar nga parlamenti të tjerë, në kundërshtim me çdo ligj dhe rregull, shpallën të përjashtuar nga grupi me urdhër të Edi Ramës, të gjitha këto. Mirëpo deputetët e opozitës përfaqësojnë 750 mijë votues të cilët në zgjedhjet e fundit votuan për forcat opozitare. Të injorosh në këtë mënyrë 750 mijë votues, të sillesh me këtë brutalitet dhe këtë armiqësi të egër ndaj tyre, nuk bën gjë tjetër veçse kërkon konfliktin e hapur. Në këto kushte, ne nisëm pardje revolucionin tonë për ta vazhduar atë në 4 anët e vendit gjer në triumfin e tij. Nuk ka diskutim që parlamenti është një epiqendër jashtëzakonisht e rëndësishme. Nëse kushtetuta dhunohet në parlament, nëse dhunohet rregullorja e parlamentit, atëeherë ligjet kanë marrë fund dhe mbetet gjithçka në vullnetin e një njeriu” deklaroi berisha