Berisha mbyll protestën dhe paralajmëron deputetët: Herën tjetër do të duhet të marrin leje për tu larguar

13 February 2023, 18:58Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha mbyll protestën dhe paralajmëron deputetët: Herën
Sali Berisha

Me mbylljen e seancës parlamentare, është mbyllur edhe protesta e thirrur nga opozita para Kuvendit. 

Ka qenë kreu i PD-së, Sali Berisha ai i cili iu është drejtuar me fjalët e fundit protestuesve duke i falenderuar për mbështetjen.

Lideri demokrat deklaroi se fokusi duhet të jetë tek lidhja e McGonigal me kryeministrin Edi Rama, teksa pretendon se deputetet socialiste tentuan sot ta zbehnin duke u marrë me gjuhën e tij.

Berisha paralajmëroi deputetët socialist se herën tjetër do të duhet t'i marrin leje protestuesve për t'u larguar nga Kuvendi nëse nuk zbatojnë rregullat dhe ligjet.

"Së pari, dua të ju falënderoj në mënyrën më të përzemërt, mirënjohje më të thellë. Prania juaj këtu ka qenë një mbështetje e jashtëzakonshme, për ne, për demokratët shqiptarëe kudo që ndodhen. Ne po mbrojmë një kauzë të drejtë. Sot parlamenti shqiptar ju e patë vetë, u dominua totalisht nga fantazma e McGonigal të Edi Ramës. Ajo që Rama kishte planifikuar, kishte planifikuar në mënyrë që të shpëtonte vetë dhe disa deputete ishin ndjerë të lënduara se, pse unë kisha thënë ditën e premte pse ai kishte bërë orgjira me zyrtarë. Por unë çfarë u thashë? Unë u thashë se, ato janë një realitet dhe sigurisht hetimit do ti jepen. Por ato janë terciare. Kryesore është lidhja e dy tradhtarëve McGonigal, tradhtar i kombit të madh amerikan dhe Edi Rama, tradhtar i kombit shqiptar. Tani, çështja numër 1 e parlamentit padiskutim që është komisioni hetimor parlament për një problem që ka tronditur botën, Amerikën, Shqipërinë, NATO-n dhe mbarë botën e lirë. Është në përcaktimin tonë, vendosmërinë tonë, që ky parlament ose do të ju japë zgjidhje këtyre problemeve ose nuk do të mund të trajtojë çështje tjetër. Prania juaj këtu i detyroi të largohen nga parlamenti. Por herën tjetër, do të duhet tu marrin leje ju për tu larguar nga parlamenti. Ndaj ju them, më mirë zbatoni rregullat, ligjet, respektoni të drejtat e opozitës. Janë 750 mijë zgjedhës, të drejtat e të cilëve shtypen në parlament. Ne kurrë nuk do të tolerojmë këtë. Rroftë revolucioni, rroftë opozita, rrofshi ju." deklaroi Berisha.


Video