Axhenda: Rama sot në Bruksel, takim me Borell

10 May 2022, 08:29Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Axhenda: Rama sot në Bruksel, takim me Borell

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama do të jetë në Bruksel për të zhvilluar edhe një takim me Përfaqësuesin e  Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell.

Axhenda e plotë

Ora 08.15 mbërrija e delegacionit(transmetim i drejtpërdrejtë)

09.00 Fillimi i Konferencës VI të Brukselit për Mbështetjen e së ardhmes së Sirisë dhe rajonit – Takimi ministror Seanca e mëngjesit (e hapur)

– Fjala e hapjes nga Kryesuesi i Konferencës: Z. Josep Borrell Fontelles, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Zëvendës President i Komisionit Evropian

– Diskutimi nga vendet që strehojnë numrin më të madh të refugjatëve sirianë në rajon

– Ndërhyrje nga përfaqësues të Shoqërisë Civile

11.15 Foto familjare në transmetim të drejtpërdrejtë

11.30 Konferenca për shtyp në transmetim të drejtpërdrejtë

13.30 Seanca e pasdites pjesa I (sesioni I hapur)

– Fjala e hapjes nga Kryesuesi: Z. Oliver Várhelyi, Komisioner Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin

– Deklaratat dhe shpalljet e zotimeve nga delegacionet pjesëmarrëse +/- 15.30

Seanca plenare e pasdites pjesa II (sesioni publik)

– Deklaratat dhe shpalljet e zotimeve nga delegacionet pjesëmarrëse

17.30 Komentet përmbyllëse në transmetim të drejtpërdrejtë.

 


Video